Rita Ora feston ditëlindjen, urimi nga nëna për të është special

Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston 31 vite jetë.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kanë munguar urimet publike drejtuar artistes nga miq, kolegë, fansa e familjarë të saj.
Dedikimin e parë publik, këngëtarja e ka marrë nga e ëma, Vera, e cila ka ndarë një video mjaft të ëmbël ku shihet Rita e vogël teksa improvizon sikur është duke kënduar.
Në këtë video vihet re se si nënë e bijë kërcejnë së bashku mjaft të lumtura.
“Gëzuar ditëlindjen foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme.Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit”, ka shkruar Vera.