Loredana mban koncert madhor në Zvicër, vishet nga dizejneret kosovare

Këngëtarja me prejardhje kosovare Loredana Zefi është duke bërë bujë në Zvicërr.
Ajo mbrëmë mbajti koncert në Luzern, bashkë me Simfoninë e kompanisë Red Bull.
Çka ka rënë në sy gjatë koncertit ishte rikthimi i Loredanes në skenë, e veshur me tuta sportive.
Akoma më të veçantë këtë veshje komforte të saj e bën edhe fakti se kompania e atyre tutave, “Nikci Studios” është e themeluar nga disa vajza kosovare që jetojnë në Norvegji.
Gjatë performancës, Loredana u shoqërua në skenë nga e bija e saj, Hana.


