Pamje nga vendi i ngjarjes / Krimi në Gllogjan!

3 persona janë vrarë dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në Gllogjan të Deçanit, dje rreth orës 19:00 të së premtes.

Shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse dy nxënësit të cilët ndodheshin në autobus kanë vdekur më pas.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Aty shihet autobusi “Erblini”.

Kujtojmë se të shtënat ndaj autobusit dyshohet t’i ketë kryer një person i maskuar.
