75 Mall Live Search
14:54 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / MSH

Gjobitet biznesi që vendosi reklamë në muralin e Nexhmije Pagarushës

Është gjobitur me 400 euro kompania “VIP Line Clinic” pasi e njëjta kishte vendosur logon e saj mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Gjatë ditës, kompania kishte vendosur logon mbi mural, teksa Drejtoria e Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës me të marrë këtë informacion kishte shkuar në vendngjarje.

Ky veprim u dënua publikisht, duke u konsidëruar si i turpshëm dhe i papranueshëm.