75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / MSH

Ndryshon emri i stadiumit të Kukësit, priten investitorë nga Arabia

Këshilli Bashkiak ka vendosur që stadiumi i ri të quhet “Kukës Arena”, ndërsa tribuna A do të mbajë emrin “Zeqir Ymeri”.

Kryetari i Bashkisë dhe Presidenti i Nderit i Klubit Kukësi, Safet Gjici, bëri të ditur se edhe katër tribuna të tjera do të mbajnë emra të futbollistëve të njohur kuksianë, ndërkohë që sipas tij, ekipi është në kërkim të një sponsori gjeneral nga Arabia.

Prej më shumë se 1 viti, impianti “Zeqir Ymeri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë gjithçka ka përfunduar. Pritet vetëm përshtatja e tapetit të vendosur me tokën në mënyrë që të luhen në to ndeshjet e para.