Britani e Madhe, zbulohen dy raste me variantin e ri të Covid

Dy persona më Britani të Madhe janë infektuar me variantin e ri të Covid- Omicron.
Sajid Javid tha për BBC se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore zbuloi rastet në Chelmsford dhe Nottingham.
Personat e infektuar menjëherë u izoluan me familjet e tyre, teksa po bëhen testime për të gjurmuar rastet e kontaktit.
Varianti i ri është identifikuar gjithashtu në Afrikën e Jugut, Botsvana, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.
Vende në gjithë botën janë duke u future në izolim për shkak të këtij variant, i cili po dyshohet të jetë më i rëndi.
Dhjetë vende janë tani në listën e kuqe të udhëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë, nga e diela, të gjithë të ardhurit do të duhet të karantinohen në një hotel për 10 ditë.
Të premten, Britania e Madhe vendosi Afrikën e Jugut, Namibinë, Zimbabvenë, Botsvanën, Lesoto dhe Eswatinin në listë.
Në njoftimin e tij të shtunën, sekretari i shëndetësisë tha se Angola, Mozambiku, Malavi dhe Zambia do të shtohen në këtë listë.