75 Mall Live Search
20:08 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / C E

Ja përse Rangnick nuk po prezantohet ende te Manchester United

Vetëm në rast të ndonjë të papriture të orëve të fundit, Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i ri i Manchester United, pasi për momentin të gjitha kartat janë në rregull me gjermanin 63-vjeçar që do të ulet në stolin e Djajëve të Kuq.

Klubi nga Old Trafford ka arritur akordin edhe me Lokomotivën e Moskës, ku aktualisht Rangnick mban rolin e drejtorit sportiv, për të kaluar në radhët e tyre.

Gjithsesi që të vijë zyrtarizimi duhet të zgjidhet edhe një detaj i fundit që ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës së Ranginck.

United kërkon ta ketë thjeshtë si trajner të përkohshëm dhe i ofron një kontratë 6-mujore deri në fund të këtij sezoni me premtimin që kontrata mund të zgjatet edhe më shumë në rast rezultatesh pozitive.

Ofertë që ende nuk është pranuar nga Ranginck i cili synon një kontratë më afagjatë edhe pse në fund me shumë gjasa e zeza mbi të bardhë do të hidhet.