Kia prezanton gjeneratën e dytë Niro
Kia zbuloi crossover -in më të ri kompakt Niro EV, me motorë të plotë elektrikë dhe hibridë, ndërsa prodhuesi dhe filiali i automjeteve Hyundai synon të arrin në tregun e automjeteve elektrike.
Niro i ri, një version i përmirësuar i modelit të prodhuar për herë të parë më 2016, do të jetë i disponueshëm si një hibrid në tremujorin e parë të vitit 2022, dhe si një model plotësisht elektrik më vonë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Kështu u bë e ditur gjatë prezantimit të modelit të makinës në panairin e makinave në Seul.
Kia, në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e saj, nuk zbuloi specifikat e modelit të ri, duke përfshirë gamën apo çmimin. Ajo gjithashtu nuk bëri të ditur se cilat tregje do të merrnin dërgesat fillestare, shkrua Automotive.
Megjithatë, një Niro i ridizajnuar, nuk pritet të shkojë në ShBA deri në vitin 2023.
Makina përdor materiale miqësore me mjedisin, të tilla si fibra të ricikluara dhe bojë pa benzen. Prodhuesi i automjeteve synon të përdorë 20 për qind plastikë të ricikluar në të gjitha modelet deri në vitin 2030.