Pas pyetjeve të shumta flet regjisori i Titanikut, tregon pse Jack nuk hipi mbi derë
Është një pyetje e cila është bërë ndoshta nga të gjithë ata që kanë parë filmin e Titanikut.
Të pasur dhe të varfër, të rinj dhe të vjetër, të gjithë duan të dinë pse Rose nuk i la hapsirë që edhe Jack të hipte mbi derën, ku kishte mjaftueshëm vend për dy persona.
Së fundmi, regjisori i filmave, James Cameron, ka vendosur t’u jap një përgjigje të gjithë atyre që kanë bërë këtë pyetje, transmeton Indeksonline.
“Përgjigja është shumë e thjesht dhe ajo është e shkruar në faqn 147 të skenarit, ku shkruan se Jack vdes”, ishte përgjigja e tij.
“Natyrisht se shpëtimi i Rose duke hipur mbi atë derë ishte një zgjedhje artistike, e cila e nxinte mjaftueshëm atë, por nuk ishte aq e madhe sa ta mbante dhe Jack.
Duket se vdekja e Jack ishte e pashmangshme edhe nëse do hipte në atë derë.
Ai tha: “Sikur ai të jetonte, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë… Filmi ka të bëjë me vdekjen dhe ndarjen; ai duhet të vdiste”, ka shtuar ai.
Më tej ai tha se nuk do të besonte kurrë që një gjë e tillë do të bëhej kaq e madh.
“Unë mendoj se gjithçka është budallallëk. Me të vërtetë, të kemi këtë diskutim 20 vjet më vonë, nuk mund ta quaj ndryshe”./Indeksonline/