75 Mall Live Search
16:02 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Messi e merr një çmim paradite, pasdite pritet “veshmadhja”

Lionel Messi e ka marrë për herë të tetë çmimin e “Pichichit” si golashënuesi më i mirë në La Liga nga sezoni i kaluar. Messi ka thënë se nuk e di nëse ndonjëherë mund ta kaloj dikush atë me këtë sukses.

“Nuk e di nëse do të shohim më dikë që mund ta fitoj këtë çmim. Për mua është nder i madh të jemë në historinë e La Ligës. Duket si çmenduri të kalosh legjendarin Zarra që kishte fituar 6 herë këtë çmim” ka thënë Messi.

Pasditën e sotme do të ndahet Topi i Artë dhe Messi është superfavorit për të fituar këtë çmim./Indeksonline/