75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / k.v

Gazeta “Blic”: Vrasësit serbë me pagesë mbjellin frikë nga Ballkani në Afrikë

Mediat serbe sot i kanë kushtuar një hapësirë vrasësve serbë me pasgesë të cilët kryejnë urdhra për vrasje nëpër shtete të botës.

Gazeta “Blic” e Beogradit, në versionin e saj të shtypur sot i ka kushtuar një artikkul këtij shqetësimi.

Artikulli thotë se vrasësit me pagesë “zanatin” për vrasje e poqën gjatë luftërave të viteve të 90-ta të shekullit të shkuar nëpër vendet e ish-Jugosllavisë.

Gjithnjë sipas artikullir, vrasësit serbe për një vrasje të kryer marrin afërsisht gjysme milioni euro.

Nga vrasjet e tilla ka filluar të mbillet frikë në Ballkan dhe në Afrikë.