Ku pritet të festoj Vitin e Ri Meda?

Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeçaj, me zërin dhe interpretimin e tij të veçantë zuri vend mes emrave të mëdhenj të muzikës kosovare!
Ai vazhdon të jetë tejet i kërkuar për mbrëmje muzikore në çdo vend ku ka shqiptar. Me hite kujdeset që të krijojë atmosferë të zjarrtë për fansat e tij, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari tregoi se vera e këtij viti ishte ndryshe nga vitet e kaluara, ku kjo ishte e qetë shkaku i virusit.
“Vera e vitit 2021 ishte diçka më ndryshe për shkak të virusit, ku duhet të kishim kujdes. Kemi mbajtur dasma e mbrëmje muzikore por jo sikur viteve të kaluara, por nuk ka qenë problem, mu nuk më ka shqetësu ajo punë”.
Si çdo fundvit, edhe kësaj radhe ai ka krijuar hite të reja të cilat i ka sjellë solo si dhe një bashkëpunim. Ai gjithashtu zbuloi se edhe një këngë tjetër solo pritet të publikohet së shpejti.
“Janë publikuar disa këngë për festat e fundvitit dhe një tjetër është gati për t’u publikuar. Këngët e mija kryesisht kanë qenë solo vetëm një në bashkëpunim me Sinan Hoxhën”.

Gjithashtu, për festën e Vitit të Ri, ai u shpreh se nëse nuk do të ndalohen mbrëmjet shkaku i pandemisë do t’i mbaj koncertet ku do të jetë i ftuar.
“Nëse nuk ndalen shkaku i pandemisë, besoj që po. Nëse ndalen atëherë të shtëpia”, përfundoi ai./Indeksonline/
