75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / OSH

Katër të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 195 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur katër persona.

Ndërkaq, janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 199,945, të vdekur janë  3,096 persona si dhe aktive me koronavirus janë 7,065.