75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / OSH

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, një veturë ka goditur një këmbësor.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet personi i lënduar i shtrirë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Personeli shëndetësor shihet duke i dhënë ndihmë viktimës./IndeksOnline/