Dieta “Pioppi”, ju ndihmon të humbisni peshë dhe të jetoni 10 vite më shumë
Pioppi është një qytezë në Italinë e jugut, e cila konsiderohet si “qyteza më e shëndetshme në botë”, banorët e së cilës jetojnë 10 vite më shumë se në çdo vend tjetër.
Banorët konsumojnë zarzavate, peshk të yndyrshëm dhe arra, gjë që mendohet se i mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Banorët e këtij vendi gjithashtu konsumojnë shumë vaj ulliri, i cili ka veti të jazhtëzakonshme për shëndetin e zemrës. Ata e nisin ditën me një lugë gjelle, uthull molle, e cila mendohet se ndihmon acidin e stomakut, ul tensionin dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Dieta gjithashtu përmban vezë. Këshillohet që personat që e bëjnë dietën të konsumojnë ushiqmin brenda 9 orëve që zgjohen dhe në pjesën e mbetur të kohës deri në momentin që flenë gjumë, të mos konsumojnë asnjë ushqim, sipas tpz.al.
*Plani i mëposhtëm është vetëm një nga variantet e dietës, i shkëputur nga libri “Dieta Pioppi nga Dr Aseem Malhotra dhe Donal O’Neill”
E hënë
Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi
Brunch: 2-3 vezë me kërpudha. Kafe me me krem arrë kokosi
Pasdite: Guacka deti, kos grek me fruta pylli, arra me kanellë
Darkë: Biftek me spinaq dhe sallatë me avocado, dy kuba cokollatë e zezë (95% cocoa), çaj