Shikojeni se si ndotet “Bregu i Diellit” nga kjo ndërtesë banimi (Video)

Me uljen e temperaturave, në disa ndërtesa banimi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë ndezur kazanët e ngrohtoreve.
Por tymi i zi që po del nga oxhaku i tyre po shkakton ndotje masive në gjithë lagjen.
Banorët janë ankuar në redaksinë e IndeksOnline për këtë veprim të pronareve të ndërtesave banuese.
Ata kanë një kërkesë nga Komuna e Prishtinës që të ndërmarrin masa për të ndaluar këto veprime në këto temperatura të ulëta.
Pamjet që po shihni janë filmuar para pak çasteve në Prishtinë: