75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / LB

Nura dhe Lushtaku bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, deputetja, Ariana Musliu- Shoshi, bashkë me zyrtarë tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Pas marrjes së detyrës së re, bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, struktura të degës, deputetë, asamblistë e drejtorë komunalë, bëmë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz.  Me Jasharajt filloi organizimi i luftës kurse sakrifica sublime e tyre ishte fillim i lirisë së Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari do të kujtohet e nderohet përjetë.  Lavdi jetës dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.