Shpërthim pranë stacionit të trenit në Mynih, plagosen tre persona

Një shpërthim i fuqishëm me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në një kantier ndërtimi pranë një stacioni treni në Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave vendase, mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve që po bëhen pranë stacionit Donnersberger Brücke.
Një prej të plagosurve mësohet se është në gjendje të rëndë ndërsa aktualisht transporti hekurudhor është ndërprerë.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe deri tani nuk ka prova për një krim.