Shawn Mendes i këndon ndarjes, publikon projektin e ri “It’s Be Okay”

Pas ndarjes nga e dashura Camila Cabello, Shawn Mendes ka rimarrë veten. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri.
“It’s Be Okay”, titullohet kënga e re e cila u publikua dy javë pasi dhanë lajmin për ndarje, transmeton Indeksonline.
Në këtë këngë ai shtjellon fundin e një marrëdhënie të vështirë, ndërsa vazhdon me shpresë për të ecur përpara.
Ditën kur u publikua kënga, Mendes publikoi një fotografi duke shkruar: “Më duket sikur nuk kam qenë me ju për një kohë. Me mungon 🤍 Shpresoj t’ju pelqeje kjo kenge”.
Në nëntor, dyshja lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes mediave sociale për të njoftuar ndarjen e tyre, duke treguar se shpresojnë të mbeten miq.
“Hej njerëz, ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miq të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë të mirë,” u shprehen ata përmes storjeve në Instagram.

Më poshtë linku i këngës./Indeksonline/