75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / MSH

Alarm në Nju Jork: Një i armatosur ndalet para selisë së OKB-së, rrethohet zona

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme. Mediat e huaja bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.

Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.