75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / OSH

E rrahu një person në pikë dite, mitrovicasi ndalohet nga Policia për 48 orë

Në orët e mesditës së datës 2 dhjetor 2021, në Stacionin Policor në jugu në
Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.


Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.