75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

Konfiskohen stoli ari e argjendi në bagazhin e një udhëtari në aeroport (Foto)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

“Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”.

Ndaj personit është inicuar kundervatje doganore.

Mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:

1.Stoli te ndryshme argjendi

2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)

3. Kuti te ndryshme te zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,

4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.