Reali është pa konkurrencë në Spanjë, po i ‘shkel’ të gjithë

Real Madrid ka vazhduar me fitore në La Liga.
Mbretërit kanë mposhtur Real Sociedadin me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 16-të.
Golat për skuadrën e Ancelottit i shënuan Vinicius Jr. në minutën e 47-të dhe Jovic në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Reali është në vendin e parë në tabelë me 39 pikë, tetë më shumë se sevilla dhe 16 më shumë se Barca që është në vendin e shtatë. /IndeksOnline/