75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

Kërcënoi renë që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e tij, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kërcënimi në Skenderaj.

Ankuesja femër ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit.

Njoftimi i Policisë

KANOSJE

Skënderaj 27.11.2021 – 17:00. Me 04.12.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte.