75 Mall Live Search
11:50 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / MSH

Liga Unike: KB Peja pret sot Prizrenin 16

Palestra Sportive “Karagaçi” do të jehojë edhe sonte, me përballjen mes KB Pejës dhe KB Prizrenit 16.

Ekipet kosovare do të ndeshen në kuadër të Ligës Unike, e cila është ligë e përbashkët me Shqipërinë.

Ndeshja do të fillojë në ora 17:00.

KB Prizreni 16 gjendet në pozitën e katërt të tabelës së Ligës Unike, ndërsa KB Peja në të gjashtën.

Xhiron e radhës, më 12 dhjetor, Prizreni pret KB Teutën.

Në anën tjetër, KB Peja do të udhëtojë në Shkodër, për t’u ballafaquar me Vllazninë./Indeksonline/