Situatë e rëndë me COVID në Shqipëri, mbi 6 mijë raste aktive

6 mijë e 382 është numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 në Shqipëri, njofton Indeksonline.
Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin shqiptar u konfirmuan 328 raste të reja.
Në anën tjetër, u shëruan 383 qytetarë, por që numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë.
Në Sqhipëri, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 201,730 raste pozitive, teksa janë kryer mbi 1 milion e 400 mijë testime.