75 Mall Live Search
09:21 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Prishtinë, babai rrahë vajzën

Një viktimë femër, shtetase kosovare, ka raportuar në Polici se i ati ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur të shtunën, pak para mesnatës dhe, siç njofton Policia, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Deri tek dhuna thuhet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje verbale.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, babai i saj i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit  është  dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Indeksonline/