Sasi e madhe e borës në Bogë të Rugovës

Bora në Bogë nuk po ndalet. Sasia e borës tashmë është mbi 30 centimetra dhe në bazë të reshjeve aktuale pritet të rritet edhe më shumë.

Rrugët janë të kalueshme vetëm me zingjir.
Numri i qytetarëve që kanë vizituar këtë zonë në vikend ka qenë i madh./Indeksonline/
