75 Mall Live Search
18:37 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Ilir Ferati merr detyrën e kryetarit të Istogut

Ilir Ferati sot ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Istogut.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me nderin më të madh e me respektin më të lartë kam bërë sot betimin që si kryetar i Istogut do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme. Besimin e marrë nga populli do e kthejmë në shërbim për ta: me punë e përkushtim të lartë. Qeverisja jonë do jetë e pastër, transparente dhe e hapur për qytetarin. Premtimet e dhëna do të mbahen, prandaj nga sot e tutje Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!

Na priftë e mbara!

I juaji,

Iliri