Konfiskohen dy armë dhe municion në Pejë

Me datë 05.12.2021, rreth orës 11:30, në rrugën “Ramë Lajqi” në Pejë, nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit te dokumenteve dhe kontrollit, tek vozitësi dhe pasagjeri.
- K.L. lindur me 1988,
- M.G. lindur me 1988.
Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) armë:
- 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “zastava M-57
- 1 (një) karikator i së njëjtës armë
- 6 (gjashtë) copë fishekë të cal: 7.62mm
- 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit “sarsilmaz” P8S
- 1 (një) karikator i armës i së njëjtës arme
- 14 (katërmbëdhjet) fishek të kalibrit 9×19 mm.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë.
