13 të vdekur, pas përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës.
Shtatë të tjerë u plagosën në incidentin e mëngjesit të së martës, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.
Minibusi po udhëtonte nga qyteti i Cherniguiv për në fshatin Borzna, kur u përplas me një kamion, shkruan Euronews.
“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një minibus të bardhë dhe një kamion të shtypur plotësisht. Tridhjetë punonjës të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i aksidentit.