Trixa ‘shkrihet’ pas Donaldit: Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij

Në edicionin e sotëm është diskutuar raporti i afërt mes Trixit dhe Donaldit.
Të dy dhanë mendimin e tyre, duke u shprehur se ndihen mirë në prezencën e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.
“Presion shumë i madh, e dija që kjo situatë do të ishte në disfavor për mua, e dja që deri diku do të jetë keq. Kur e ndjej diçka dua ta bëj, unë nuk dua ta gënjej vetën time për asgjë tjetër. Gjërat i bëj ashtu siç i mendoj jo si i shohin të tjerët. Më ka ardh keq për Trixen sepse kur e kam parë të dhoma e rrëfimit mu dok se kjo ishte kapur me mua në krevat thuajse unë isha i martuar. Dua ta lë mbrapa, dua ta lë që ti iki, nuk dua ta shikoj mbrapa por unë eci para” u shpreh Donaldi.
“Kanë qenë të mirë të mirë vajzat e djemtë. Ka qenë shumë e qartë pëlqimi dhe se normalisht kam marr mendim nga banoret se si mendoni, Donadi ishte single kjo gjë më ka shtyrë pak. Më kanë bërë të ndihem mirë kur me kanë parë të mendueshme. E kam përjetuar edhe unë situatën time por edhe si është përcjellë Donaldi të publiku. Çka kemi në dorë është ta shijojmë këtë eksperiencë. Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij”, tha Trixa./Indeksonline/
