75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / B O

Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë

Kryeministri britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të shtatë. Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë në jetë fëmijën e shtatë të kryeministrit.

Çifti shkoi në një spital qendror të Londrës rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm. Nga kryeministria është konfirmuar së Carrie ka lindur një vajzë, shkruan Indeksonline.

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër më herët sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre” thuhet në njoftim.

Lajmi i lumtur i Boris erdhi në një periudhë të vështirë për të politike pasi po tenton të frenojë një revoltë konservatore ndaj kufizimeve pandimike për festat e fundvitit.

Boris Johnson ka gjithashtu katër fëmijë me gruan e dytë, Marinan, një fëmijë nga një lidhje tjetër, dhe djalin Wilf nga martesa e fundit me Carrien./Indeksonline/