75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / B O

Luta, Alban Hysenit: Je edhe kryetari im, lutem që të kesh sukses

Lutfi Haziri i ka dorëzuar mandatin kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hysenit.

Pas 13 vitesh si kryetar, Haziri e ka uruar Hysenin për detyrën e marrë.

Luta i ka uruar suksese e shëndet kryetarit të ri.

“Jam i lumtur që pas një shërbimi për më shumë se 13 vite si kryetar i Gjilanit në kohë të ndryshme, sot po e përfundoj mandatin e katërt të rregullt dhe po e dorëzoj tek kryetari i zgjedhur, z. Alban Hyseni, i cili do të jetë kryetar i të gjithëve, duke përfshirë edhe kryetar i imi.
I uroj shëndet dhe, mbi të gjitha, lutem që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij në lidership në Gjilan nënkupton ecje përpara në zhvillim e prosperim, jo stagnim.
Unë edhe ashtu kam marrë rrugë tjetër politike që do të jem në funksion sërish të angazhimit tim, por i sigurova që roli ynë ka me qenë kontruktiv, mbështetja ka me qenë e sinqertë dhe angazhimi ynë ka me qenë mbi bazë të interesit të qytetit, komunës e të nahisë sonë” shkruan Haziri në urim./Indeksonline/