75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / MSH

Aktakuzë ndaj kosovarit për pjesëmarrje në grup terrorist, si anëtar i ISIS jepte fonde për qytetarët të bashkohen në Siri

Është ngritur aktakuzë kundrejt një të pandehuri me incialet A.M., për kryerjen e një mori veprash penale.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.

I njëjti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nga zonat e konfliktit në Siri, si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, ka ofruar fonde për qytetarët nga Kosova, të cilët janë interesuar për të udhëtuar për në Siri, që t’i bashkëngjiten kësaj organizate. Gjithashtu, përmes ligjëratave të cilat i ka mbajtur në Kosovë, publikisht u ka bërë thirrje personave tjerë që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS që vepronte në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Rekrutimi për terrorizëm” nga neni 139 të KPRK-së.