Omicron mund t’iu infektojë edhe me dy doza vaksine

Dy doza të një vaksine Covid nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar infektimin nga varianti Omicron, kanë paralajmëruar shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.
Analiza e hershme e rasteve Omicron dhe Delta në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në ndalimin e variantit të ri, shkruan BBC.
Megjithatë, një dozë e tretë përforcuese rriti ndjeshëm mbrojtjen në rreth 75%.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se vaksinat kishin ende gjasa të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër Covid-it.
Shqetësimi, që kur varianti Omicron u shfaq për herë të parë, ishte se ai do t’i bënte vaksinat më pak efektive.
Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 581 raste me Omicron dhe mijëra raste të Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri.
Ato treguan një rënie dramatike të efektivitetit për vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme për dy doza të Pfizer.
Megjithatë, doza e tretë rriti mbrojtjen kundër shfaqjes së simptomave të Covid në mes 70 dhe 75%.