75 Mall Live Search
13:29 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Mbi 50 të vdekur nga tornadot në Kentucky

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentuckyt ka paralajmëruar se më shumë se 50 persona mendohet se janë vrarë nga tornadot gjatë natës.

Andy Beshear tha se shifra mund të rritet deri në 100 nga ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Ai tha se numri ishte diku midis 70 dhe 100.

Tornadot po bëjnë “kërdi” në disa shtete të ShBA-së, me punëtorë të bllokuar në një magazinë Amazon në Illinois.

Më shumë se 100 njerëz ishin brenda një fabrike qirinjsh në Mayfield, Kentucky, kur tornado goditi, raportoi New York Times.

“Ne besojmë se do të humbasim të paktën dhjetëra nga ata individë”, tha zoti Beshear.

Magazina e Amazon në Edwardsville në Illinoisin jugor u dëmtua gjatë një tornadoje të premten mbrëma, thanë autoritetet.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, por shërbimet lokale të urgjencës e kanë quajtur atë një incident me viktima masive.