75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

Armë e fishekë në veturë, arrestohen dy persona në Dragash

Dy të dyshuar kosovarë janë arrestuar në Dragash në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm pasi në veturën e tyre u gjet një armë automatike AK47 dhe 20 fishekë.

Sipas Policisë, pas kontrollimit të veturës, arma dhe fishekët u konfiskuan.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit u liruan.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Brodosan, Dragash 11.12.2021 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.