75 Mall Live Search
09:44 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

Shkon në 70 numri i viktimave nga tornado në ShBA

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën deri tani dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur si pasojë e tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë një pjesë të vendeve në ShBA.

Mediate amerikane bëjnë me dije se për shkak të fuqisë shkatërruese të tyre kanë humbur jetën 70 persona në Kentucky dhe janë rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrash.

Meterologët amerikanë thonë se tornadot e fuqishme janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë, prania e tyre ka shkatërruar një fabrikë karamelesh dhe stacioneve të zjarrfikësve të policisë në një qytet të vogël të Kentakit, si edhe një azil të moshuarish në Missourin fqinjë, dhe shkaktoi vdekjen e dy punonjësve në një magazinë të kompanisë Amazon në St. Louis.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear tha se vala e tornadove ishte më shkatërruesja në historinë e shtetit. Ai tha se fati i 70 punonjësve në fabrikën e karameleve në qytetin Mayfield mbetet i panjohur pasi 110 vetë ishin brenda, kur ajo u rrënua.

Për shkak të situatës së krijuar ai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentuckyt si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.