75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / LB

Mbi 100 të vdekur nga tornado në ShBA, reagon kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore që ka goditur disa shtete në SHBA.

Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga tornadot Kentucky.

“Lajm tronditës nga SHBA-të. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentucku dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti.