75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

Beteja finale Hamilton-Verstappen, kush do të jetë kampioni i Formula 1?

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton sot e kanë betejën e tyre vendimtare dhe të fundit në një nga sezonet më interesante në histori të Formula 1, ku do të nisen së bashku me njëri-tjetrin në rreshtin e parë të garës në Çmimin e Madh të Abu Dhabi.

Të dy shkojnë në garën e fundit të sezonit me nga 369.5 pikë; hera e dytë që dy pilotë të kenë pikë të barabarta në garën e fundit. Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë ishte viti 1950.

Çfarëdo që të ndodhë, historia do të shkruhet.

Ose 36-vjeçari Hamilton do ta fitojë titullin e tij të tetë botëror dhe do të bëhet piloti më i suksesshëm i sportit ndonjëherë, duke tejkaluar Michael Schumacherin. Ose, 24-vjeçari Verstappen do të fitojë titullin e tij të parë për të sjellë një epokë të re.

Verstappen ka avantazhin pasi mori pole-position me Red Bullin e tij me një xhiro mjaft të jashtëzakonshme të shtunën, që la Hamiltonin dhe Mercedesin pa frymë dhe që do të niset nga vendi i dytë.

“Max bëri një punë të shkëlqyeshme në atë xhiron e fundit”, tha Hamilton, duke pranuar se nuk kishte asnjë mundësi që ta arrinte atë.

Por beteja është shumë larg nga përfundimi, sepse gara është pothuajse aq e përgatitur sa mund të jetë në atë që në thelb është një garë që fituesi i merr të gjitha.

Gara zhvillohet nga ora 14:00.