75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

E papritur: Cilat vajza në Big Brother VIP u puthen në buzë?

Qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP, vajzat herë po i kthen kundër njëra tjetrës, e herë të tjera po i afron më shumë se duhet.

Kësaj radhe, relacioni mes modeles Beniada Jakic dhe aktores Arjola Demiri u bë shumë me intim.

Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit bashkë me Meridianin dhe Big Mamen, Beniada po ankohej se si nuk dinte të fliste mirë shqip.

Në ato momente, Arjola e ngushëllon duke e puthur në faqe.

Ishte Meridiani ai që nxiti puthjen në buzë duke iu thënë vajzave ç’ishte ajo, dhe ato pastaj u puthen në buzë për t’i treguar atij se si puthen.

“Ne kështu puthemi. Tregoi pak Meridianit si puthemi unë e ti” i tha Arjola Beniades, kur edhe pasoi puthja në buzë. /Indeksonline/