75 Mall Live Search
13:06 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / LB

Kryetari i Suharekës publikon një video gjatë pastrimit të rrugëve nga bora

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet teksa bëhet pastrimi i rrugëve nga bora.

“Pastrimi i rrugëve nga bora në Papaz. Në teren puna vazhdon”, ka shkruar i pari i Suharekës.

Mbrëmë dhe sot në pjesën dërrmuese të vendit ka rënë borë.

Edhe ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ka apeluar të vozitësit për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.