Berisha hyn në selinë e PD-së, ky është veprimi i Bashës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha derisa ndodhej në një takim me mbështetësit e tij demokratë, në seli ka mbërritur ish lideri Sali Berisha.
Ky i fundit ka qenë i shoqëruar më dhjetëra demokratë që i kanë dalë në krah.
Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur.
“Siç e shihni, janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Partisë Demokratike të zgjedhur në Kuvendin e fundit të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes. Tani po ngjitemi sipër. Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësitë pakicës të qëndrojë po të dojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të anëtarësisë më datën 18 ata do shprehen për deputetin Basha”.
“Në zyrën e Bashës nuk kam punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 mendoj të reflektojë për vendimin e Kuvendit. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet. Çmenduria e peng Bashës për karriget, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vetë”, ka thënë Berisha./Abcnews.al.