75 Mall Live Search
18:19 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / AR

Otamendi përjeton tmerr, e lidhin me rrip në qafë në mes të Lisbonës

Sipas Correio da Manhã, mbrojtësi i Benfica-s, Nicolas Otamendi ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme në Lisbonë.

Kanë qenë momentet e tmerrshme që ka përjetuar Nicolas Otamendi gjatë mbrëmjes së së dielës.

Sipas asaj që raportohet nga Correio da Manhã, një nga gazetat më të njohura në Portugali, mbrojtësi i Benfica-s ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme.

E gjithë kjo ndodhi në Lisbonë, në kthimin e tij nga ndeshja jashtë fushe ku ekipi i tij po luante një ndeshje kampionati kundër Famalicão, kur katër keqberes e sulmuan dhe më pas e ndaluan duke i vendosur një rrip në qafë.

Më pas Otamendi u tërhoq zvarrë në dhomën ku ndodheshin bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët padyshim u kapën nga paniku.

Sipas raportimeve, katër kriminelët vodhën para dhe orë para se të dilnin nga shtëpia.

Siç shtohet nga ‘O Jogo’, Gjyqësia e Policisë aktualisht po heton ngjarjen.