Dyshohet se alkooli kontribuoi në përplasjen e anijeve në Detin Baltik

Garda Bregdetare Suedeze po heton për të kuptuar nëse alkooli ka kontribuuar në përplasjen e një anijeje mallrash në Detin Baltik.
Gjatë përplasjes, një anije u fundos, ku një person vdiq dhe një tjetër llogaritet ende i zhdukur.
Një qytetar britanik dhe një tjetër kroat janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për këtë përplasje, sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Suedisë.
Kjo zyrë ka thënë që hetimet preliminare rreth vozitjes në gjendje të dehur dhe neglizhimi i trafikut detar, që solli vdekjen e një personi tjetër, janë ende në fazën e parë të hetimit.