75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Testohet vaksina Covid-19 pa gjilpëra

Një vaksinë e re Covid-19 pa gjilpëra është duke testuar në Mbretërinë e Bashkuar, që të mund të japë ‘mbrojtje të gjerë’ kundër varianteve dhe koronavirusëve të ardhshëm.

Universiteti i Southampton ka zhvilluar vaksinën e re e cila përdor një rrymë ajri për ta shtyrë atë përmes lëkurës dhe jo një gjilpërë, raporton Metro.

Kjo teknologji mund të sigurojë mbrojtje të gjerë për një numër të madh njerëzish në mbarë botën”, u shpreh Saul Faust – kryehetues klinik dhe drejtor i Institucionit Kërkimor Klinik të NIHR Southampton.

Teknologjia DIOSvax e përdorur për vaksinën e re synon të parashikojë se si virusi mund të ndryshojë, duke e lejuar atë të synojë variantet në zhvillim./Indeksonline/