75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / B O

A ka gjasë ribashkimi të Kim e Kanyet? Vije përgjigja e fundit nga Kardashian

Kim Kardashian ka rregulluar të gjitha dokumentet ligjore në betejën e saj për ndarjen nga Kanye West. Në këto dokumente bëhet e qartë që nuk ka asnjë mënyrë apo shans për të rregulluar martesën e saj me Kanyen.

Kim ka dorëzuar të premtën dokumentet e saj për të ndryshuar statusin e saj në beqare, ndërsa ka lënë të hapura çështjet e pronave dhe kujdestarisë së fmëijëve.

“Kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë dallime të papajtueshme midis [Kanye] dhe meje, të cilat kanë bërë që martesa jonë të prishet në mënyrë të pakthyeshme. Të dy meritojmë mundësinë për të ndërtuar jetë të reja. Prandaj, unë kërkoj që kërkesa ime për të ndryshuar dhe për të përfunduar statusin tonë martesor të jepet tani” shkruan ndër të tjera Kim në dokumentet ligjore./Indeksonline/