75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / B O

Situatë e rëndë me energji elektrike në tre ditët e ardhshme, paralajmërimi i ministres

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke raportuar mbi krizën energjetike në vend në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ajo tha se situata aktuale në vend nuk është e mirë.

“Kemi pasë një situatë relativisht të mitë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore”.

“Një bllok i Kosovës B detyrimisht duhet të ndalet për të bërë riparime. Në tri ditët e ardhshme pritet që situata të jetë edhe më e rënduar”.

Ajo tha se për këtë ka zhvilluar takime me homologët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për mundësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.