Identifikohet dhe ndëshkohet personi i cili ka përdorur drita rotative në automjetin e tij

Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit.
Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim.
Nga njesiti i trafikut (NJRKRR) i është shqiptiuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente.